Prodhohet 1.1 mln ton naftë, kreu i AKBN: Rishikim kontratave, si do përfitohet edhe nga prodhimi
Gjatë vitit 2017 u prodhuan 1.1 milion ton naftë, ndërkohë që qeveria shqiptare është duke negociuar me kompanitë që operojnë në sektorin hidrokarbur për të përmirësuar kontratat e lidhura mes tyre.
I ftuar në studion e TV SCAN, drejtoi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Adrian Bylyku shprehet se bisedimet janë përqendruar te koeficienti i ndarjes sipas prodhueshmërisë, që do të thotë se shteti do të përfitojë nga prodhimi i naftës që në fillim, pa pritur që kompania të rikuperojë investimin e kryer. Në këmbim, këtyre kompanive do u ofrohen incentiva fiskale.
Bylyku foli dhe për marrëveshjen me kompaninë SHELL për bllokun 4 të kërkimit, duke bërë me dije se aktualisht është duke u miratuar dhe vendimi i fundit i qeverisë, që do i hapë rrugën kërkimit të naftës.
Marrëveshja e nënshkruar në muajin shkurt përbëhet nga 3 faza që parashikohet të zgjasin 7 vjet, ndërsa kosto totale e investimit është 42.5 milion USD. Nëse do të ketë një zbulim të ri kohëzgjatja e do të jetë 25 vjet me të drejtë zgjatje.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.