Prodhuesit e automobilave ‘në garë’ për uljen e emetimeve dhe rritjen e elektrifikimit të makinave
Prodhuesve Europianë të automobilave po ju mbaron koha për të ulur sasinë e emetimeve nga automjetet e prodhuara dhe si duket jo gjithçka mund të shkojë mirë për ta pasi mund të përballen me gjoba miliarda dollarëshe.
Deri në vitin e ardhshëm, CO2 duhet të ulet në 95 gramë për një kilometër për 95% të automjeteve, nga mesatarja aktuale që është 120.5 gramë për kilometër.
Të gjitha makinat e reja që do të prodhohen në BE duhet të jenë në përputhje me kushtet e vendosura deri në vitin 2021.
Gjithashtu tymrat e dyoksidit të karbonit duhet të reduktohen me 37.5 % pas vitit 2021 dhe me 40% në periudhën para saj.
Kushtet e reja të vendosura kanë shtyrë prodhuesit të nxjerrin në treg makina elektrike, të cilat priten të trefishohen me 6 % në prodhim deri në vitin 2021.
Një numër i madh i kompanive të automjeteve presin të nxjerrin në treg versionet më të reja të automjeteve të elektrifikuara dhe ato hibride.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.