Prodhuesit, pa treg dhe me barriera – “Nëse mbetemi vetëm në Shqipëri, do të shndërrohemi në kioska”
Industria vendase e prodhimit kërkon nga qeveria zgjerimin e tregut të konsumatorëve, duke eleminuar barrierat doganore apo përmes njohjes së faturave të TVSH-s, në Kosovë, por edhe më gjerë. Një nga shqetësimet kryesore që ngre kjo industri është shitja e produkteve me çmime deri në 30 për qind më lirë, për shkak të mungesës së besimit dhe mungesës së një konkurrence në kushte të barabarta me vendet e tjera të rajonit.
Ndërkaq, industri specifike kanë ngritur edhe shqetësimet përkatëse që kanë në raport me zgjerimin e biznesit tyre tre, rritjes së konkurrueshmërisë, duke sugjeruar edhe incentivat konkrete që duhet të ndërmarrë qeveria.
Problematikat me të cilat përballet sipërmarrja vendas në sektorin e prodhimit, u ngritën gjatë punimeve të Konventës së Prodhuesve Shqiptarë, e cila kishte pikërisht si qëllim adresimin e tyre kundrejt qeverisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.