Produkte me “vulë” sigurie, Çuçi: Besim tek konsumatorët dhe rritje eksportesh
Produktet tipike shqiptare do të certifikohen për cilësinë e tyre dhe do të dalin në treg të sigurta, duke qenë më konkurruese dhe në tregjet europiane.
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin që i hap rrugë zhvillimit të agrouzimit, rritjes së mëtejshme të eksporteve dhe rritjes së besimit tek konsumatorëve. Aktualisht vetëm 10 produkte shqiptare janë në total të certifikuara.
Kreu i Komisionit, Niko Peleshi theksoi se ky draft synon të rrisë konkurrueshmërinë në tregjet e BE, pasi deri më tani nga 2.2 miliardë euro produkte të prodhuara, ato që eksportohen arrijnë në vlerën e 100 milionë eurove.
Projektligji do të kalojë për miratim në seancën plenare të radhës, ndërsa parashikon gjoba 50-100 mijë lekë në rast të verifikimit të shkeljeve kur kapen produkte me këto simbole por që nuk janë në përputhje me kriteret e vendosura.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.