Produkte pa vulë dhe pa certifikatë – AKU bllokon rreth 20 kg mish dhe realizon mbi 400 inspektime në të gjithë vendin
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 419 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid në çdo biznes duke këmbëngulur në zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë, si masa të vetme për të shmangur përhapjen e virusit.
AKU bën me dije se gjatë inspektimeve ndaj një subjekti tregtim mishi, është bllokuar një sasi prej 19 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare, për rrjedhojë është vendosur edhe masë administrative.
Sipas njoftimit gjithashtu trupat inspektuese gjatë inspektimeve kanë dhënë në biznese të ndryshme ushqimore edhe 22 paralajmërime për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, higjienizim të ambienteve të magazinimit, mungesë të shërbimit 3D etj.
Ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave AKU njofton se janë marrë 24 mostra kryesisht në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.