Produkte të pasigurta për konsum – AKU bllokon 25.115 ton ushqime të skaduara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se janë kryer 296 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 16 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 2 mostra në monitorim të produkteve ushqimore dhe janë bllokuar 25.115 ton produkte ushqimore.
Sipas AKU në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 973 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.