Produkte të skaduara dhe të pasigurta për konsum – AKU bllokon mbi 1 mijë kg biskota dhe asgjëson 35 ton ushqime
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit 226 kontrolle dhe inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas njoftimit janë vendosur 2 masa administrative gjatë inspektimeve, masa e parë është vendosur në një subjekt për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë ndërsa masa e dytë është vendosur ndaj një tjetër subjekti, ku janë konstatuar produkte (biskota) ku fshihej lehtësisht data e skadencës për rrjedhojë edhe është bllokuar 1006 kg të këtij produkti.
AKU ka asgjësuar edhe 34.9 ton ushqime me kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 40 mostra për analizim në të gjithë vendin.
Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar gjithashtu orientimin dhe këshillimin e të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor, në disponim të dokumentacionit të plotë për sigurinë ushqimore, si dhe zbatimin me rigorozitet të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.