Produktet kozmetike, Beqaj: Qeveria nuk do kontrollojë çmimet. Bizneset 1 vit kohë për rregullat e reja
Bizneset që operojnë në fushën e produkteve kozmetike do të ketë një vit kohë për t’u njohur me ndryshimet e reja ligjore nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë diskutimit të projektligjit për “Produktet Kozmetike” në Kuvend, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se procesi ka qenë i parregulluar më parë në Shqipëri. Beqaj shtoi se qeveria nuk do të kontrollojë çmimet e shitjes në treg të këtyre produkteve, por do të monitorojë cilësinë e tyre.
Projektligji vjen edhe në kuadër të angazhimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe përafrimit të legjislacionit tonë me atë europian në fushën e produkteve kozmetike. Ky proces është formalizuar që në vitin 2009 në Bashkimin Europian.
Aktualisht, në Shqipëri ka 2 kompani prodhuese në këtë fushë dhe 10 operatorë të interesuar.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.