Produktet premium të karburanteve, në Alpet – Me të njëjtën sasi përshkohen më shumë kilometra, në krahasim me produktet tradicionale
Alpet sjell ne treg gjeneratën më të fundit të hidrokarbureve e më konkretisht naftën Torrojet dhe Benzinen Ultraforce. Prej muajit dhjetor, këto 2 produkte tregtohen në pikën e Alpet Bradashesh, në Elbasan, ndërkohë që drejtori i rrjetit ne Alpet, Eris Zelka flet për benefitetet që ofrojnë, duke theksuar se me produktet premium konsumatorët do të mund të përshkruajnë më shumë kilometra me të njëjtën sasi karburanti, krahasuar me produktet e tjera tradicionale.
”Benefitet e këtyre produkteve janë shumë por unë do përmend vetëm 4 prej tyre, janë më ekonomike, mirëmbajnë motorin, janë më ekologjike dhe japin performancë më të lartë. Me Torrojet dhe Ultraforce ju mund të bëni më tepër kilometra me të njëjtën sasi karburanti që keni konsumuar më përpara”, u shpreh Eris Zelka, Drejtor i rrjetit Alpet.
Zelka konfirmon se ka pasur një kërkesë të lartë të konsumatorëve për 2 produktet e rinj, fokusuar kjo në drejtuesit e automjeteve të reja.
”Deri tani interesi për këto dy produkte ka qenë jashtëzakonisht shumë i lartë, rreth 20% e shitjeve në pikën Alpet Bradashesh ka qenë Ultraforce dhe Torrojet, kërkesa më e madhe ka ardhur nga klientët që kanë makina të reja”, shtoi Zelka.
Ndërkaq, nisur nga interesi që kanë treguar qytetarët, por edhe bazuar në misionin e tij për ofrimin e cilësisë maksimale, Alpet synon të zgjerojë tregtimin e këtyre produkteve në pikat kryesore të Tiranës e më tej në të gjithë vendin.
”Duke parë interesin maksimal të konsumatorit në lidhje me këto dy produkte, kompania Alpet ka përzgjedhur që të zgjerohet akoma më tepër në Tiranë dhe në disa qytete të tjera në vitin 2022”, tha Zelka.
Po ashtu, perfaqesuesi i Alpet sqaron edhe strategjinë e ndjekur nga kompania për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve gjatë periudhes se rritjes së çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare.
“Përfitojmë nga rasti për t’ju rikujtuar se kompania Alpet ofron produktin kartë Bonus, -5 lekë për litër për çdo rimbushje, ketë produkt ju mund ta gjeni në çdo pikë karburanti ose mund të aplikoni online në alpet.com.al” përfundoi Zelka.
Kjo fushate është shtrire nëse disa fusha te ndryshme duke mbështetur studentet dhe pedagoge ne ofrimin e çmimeve preferenciale. Gjithashtu janë nënshkruar marrëveshje me 2 prej kompanive te cilët ofrojnë shërbimin e marrjes ne sigurim për sigurimin e detyrueshëm te automjeteve. Klientëve te këtyre kompanive Alpet u ofron karta Bonus me ulje -6 leke për litër, ndërkohe qe ofertat kane vijuar edhe për punonjësit e kompanive te mëdha bashkëpunëtore te Alpet. Kompania do te vijoje fushatat me kartat Bonus duke promovuar produktin ne te gjithë qytetet e Shqipërisë me stendën Alpet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.