Produktet ushqimore për të dëmtuarit nga tërmeti/ AKU harton planin e punës për garantimin e sigurisë dhe cilësisë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar njoftimin se që prej ditës së parë kur filloi solidarizimi për t’iu gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin, mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit.
AKU bën me dije se pas detyrës së ngarkuar edhe në mbledhjen e Qeverisë, ku u kërkua gatishmëria totale për të kontrolluar dhe ri kontrolluar të gjitha produktet ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë së tyre ka hartuar një plan të menjëhershëm pune për të garantuar shëndetin dhe shërbimin efektiv ndaj banorëve të prekur.
Sipas njoftimit mbrojtja e shëndetit të banorëve të prekur është jetike në këto momente, ndaj Drejtoria Rajonale e AKU Durrës, e asistuar edhe nga ajo e Tiranës, Elbasanit e Fierit po ushtron kontrolle rigoroze në çdo produkt, në çdo vend grumbullimi dhe shërbimi ndaj banorëve duke asistuar në mirëfunksionimin e mirë organizimin për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.