Profil/ Kush është Delina Ibrahimaj, Ministrja e re e Financave? Nga shkollimi në ‘Bocconi’ te drejtimi i Tatimeve
Delina Ibrahimaj është Ministrja e Financave, e cila pason Anila Denaj-n. Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku më pas ka përmbyllur edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Studimet Doktorale i ka ndjekur për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.
Ibrahimaj ka një sfond profesional të larmishëm, ku përfshihet puna në Bankën e Shqipërisë, si dhe zyra e Kryeministrisë. Ministrja e re e Financave ka shërbyer për një periudhë 3 vjeçare, (2016-2019) si Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, detyrë kjo e cila do të “zëvendësohej” me zgjedhjen e saj si Drejtore e Tatimeve (pason Enton Duron).
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.