Profil/ Kush është Jen Psaki, greko – irlandezja që do të bëhet Sekretare Shtypi për Shtëpinë e Bardhë?
Joe Biden ka zgjedhur si Sekretare të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, e cila në fakt do të drejtojë ekipin me 7 anëtarë të komunikimit – ku të gjitha janë vajza dhe gra. Psaki ka lindur në Stamford, Connecticut dhe është me origjinë irlandeze, greke dhe polake.
Ajo është diplomuar në Shkollën e Mesme në Greenwich, në vitin 1996. Ka punuar në të dy fushatat presidenciale të Obamës dhe është bërë zëdhënëse për shtyp e Sekretarit të Shtetit, John Kerry në mandatin e dytë.
Në shkollën e mesme, Psaki ishte kapitene e ekipit të notit. Po ashtu, Psaki ka qenë notare edhe në Kolegjin e William & Mary në Williamsburg, Va., ku u diplomua me një diplomë bachelor në anglisht dhe sociologji.
Sipas profilit të saj në LinkedIn, Psaki së fundmi ka punuar në “Carnegie Endowment” për Paqen Ndërkombëtare, si zv/ Presidente për komunikimet dhe strategjinë.
Në vitin 2011, Psaki u largua nga Shtëpia e Bardhë për t’u bashkuar me zyrën e Uashingtonit të “Global Strategy Group”, një firmë e çështjeve publike me qendër në New York, ku mbante titullin e nënkryetares së lartë dhe drejtoreshës së menaxhimit.
Burimi origjinal: greenwich time
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.