| Elite Business |
|
Biseda transmetohet dy herë në javë, çdo të Hënë dhe të Premte në kohën më të ndjekur, nga ora 21.00 deri në 22.00 dhe hap dhe mbyll javën ekonomike në kohën “prime-time” të TV Scan, duke sjellë mesazhet kryesore dhe analizë të hollësishme e të thellë të ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike dhe financiare, si dhe drejtimeve të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. “Elite Business” ka sjellë përpara një numri teleshikuesish në rritje, mendimin ekonomik më të përparuar të vendit dhe gjykimin e investuesve të huaj, duke intervistuar nga anëtarë të Parlamentit, Ministra dhe përfaqësues të forcave politike. Emisioni ka filluar në muajin Prill 2009 dhe vijon deri tani pa ndërprerje. Numri i mesazheve SMS në transmetimet e tij të drejtperdrejta është katërfishuar që nga koha e fillimit të transmetimit.
Enver Ferizaj: Bujqësia, si duhet zhvilluar |









