Programi i qeverisë/ Brenda 2022, legalizim 100 % të banesave! Regjistrohen pronat e bregdetit
Brenda vitit 2022, qeveria shqiptare angazhohet që t’i japë fund procesit 30 vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke legalizuar të gjitha banesat që mund të legalizohen.
Në programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme parashikohet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve për pronësinë dhe modernizimin e sistemeve për shërbim në kohë reale për qytetarët. Po ashtu,parashikohet edhe përfundimi i procesit të registrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit.
Një angazhim tjetër është që të digjitalizohet kadastra duke e kthyer shërbimin kadastror në një shërbim të aksesueshem me një klikim nga qytetarët.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.