Progresi i TAP, përfundon 40% e punimeve për stacionet në Fier dhe Bilisht
Punimet për Gazsjellësin Adriatiko-Jonian janë brenda afateve të caktuara. Drejtoresha e Komunikimeve pranë TAP, Lisa Givert, është shprehur në një intervistë për Azertac se ka përfunduar gjysma e punimeve për stacionet e kompresimit dhe matjes.
“Në terma të progresit total të projektit, deri në fund të Majit kishim përfunduar mbi 74%, duke përfshirë të gjithë punën inxhinierike, prokurimin dhe ndërtimin. Ndërtimi i stacioneve të kompresimit të TAP (njëri në Greqi dhe tjetri pranë Fierit) nisi në fillim të 2017 dhe po vazhdon sipas programit”, u shpreh Givert.
Në stacionin e kompresimit në Fier janë instaluar edhe turbokompresorët, ndërsa stacioni është i përfunduar në 40% të tij. Ndërkohë, progres 40% shënon edhe stacioni i matjes së gazit, i cili po ndërtohet pranë Bilishtit.
Pasi të ndërtohet, TAP do të ofrojë një rrugë direkte dhe me më pak kosto për transportimin e gazit, duke hapur kështu rrugën e Korridorit Jugor të Gazit prej 3500 kilometrash. TAP do të transportojë në Europën gazin natyror nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.
The 3 turbo compressors in Fier #Albania are the beating ❤️of the compressor station. Provided by @Siemens_Energy, they will play a 🔑role in transporting #natgas through the #pipeline
Our Fier compressor station is 30%+ complete & 210 people work there.https://t.co/rOOdlBOACo pic.twitter.com/3fT86e7TVR— TAP (@tap_pipeline) June 11, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.