Projektet për arsimin – 1.5 mld lekë për infrastrukturën dhe terrenet sportive
1.5 miliard lekë pritet të investohen për rehabilitimin dhe zgjerimin e objekteve arsimore në vend, me qëllimin eliminimin e arsimit me dy turne si dhe për ndërhyrje në përmirësimin e infrastrukturës dhe terreneve sportive. Këshilli i Ministrave miratoi kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe vendosi të shpallë thirrjen për financimin e projekteve te reja nga grantet “Arsimi”, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, për vitin 2018.
Financimi do jetë i ndarë në grante, për arsimin bazë të mesëm të lartë dhe për sportin. Lidhur me përmirësimin e infrastrukturës dhe terrenet sportive financimi pritet të bëhet në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë marrëveshje partneriteti me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vlera e bashkëfinancimit varjon, për njësit që kanë mbi 50 mijë banorë në 30%, ndërsa për ato nën 50 mijë banorë është 10%.
Ndërkohë kushtet në ambientet dhe infrastrukturën e godinave të IAL-ve publike do të bëhet nga institucionet e arsimit të lartë. Sipas njoftimit të publikuar në fletoren zyrtare, aplikimi për financimin e këtyre projekteve të reja zgjat deri në 1 maj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.