Projekti i Unazës së madhe – ARRSH informon mbi situatën e punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në Lotin 1 dhe 2 të Unazës së madhe po punohet 24 orë në 7 ditë të javës.
Sipas njoftimit është drejt përfundimit Galeria 5 dhe Galeria 1 në lotin e parë ndërsa po punohet ndërkohë me ndërtimin e rrugëve paralele dhe asfaltimin e tyre në lotin e dytë.
ARRSH bën me dije se përfundimi i kësaj vepre të rëndësishme jo vetëm që do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës por do të bëjë lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.