Projekti për mbetjet, Rama: Tërhiqemi, qytetarët të jenë të mirinformuar
Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit të PS se qeveria është tërhequr nga projekti për riciklimin e mbetjeve, i cili është kthyer në Kuvend për diskutim nga ish presidenti Bujar Nishani.
Rama tha se në lidhje me këtë projekt qytetarët duhet të jenë më të informuar.
“Sa i përket çështjesh së dekreteve ne do të mbajmë një qëndrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti, si i tillë në këtë fazë pasi besojmë jo që ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo se presidenti i mëparshëm që ktheu projektin ka të drejtë por është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirinformuar për këtë projekt. Flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që nuk ka të bëjë asgjëkundit me gjithë spekulimet dhe manipulimet për axhenda politike apo tërësisht pa lidhje me axhenden e integrimit të vendit. Asnjë shqiptar pa u informuar se çfarë është në thelb projekti i riciklimit të mbetjeve në vend”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.