Projekti për qendrën Tërbaç në Himarë- Bashkia shpall tenderin/ Detajet e punimeve
Bashkia e Himarës ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik për rikonstruksionin e Qendrës Tërbaç.
Fondi i vënë në dispozicion të këtij investimi është 4.1 milionë lekë dhe punimet do të fillojnë dhe përfundojnë brenda një afati 2 mujor që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues të tenderit.
Sipas detajeve të projektit, rikonstruksioni përfshin betonim të rrugëve, veshje fasadë me pllaka guri dhe betoni, ndërtimin e mureve deri në lartësi 3 metra aty ku do të jetë e nevojshme, stola, sistem ndriçimi si dhe kangjella.
Tenderi i njoftuar në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 2 shtator, ora 9:00
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.