Projektligji zgjeron kriteret për vizat e arta
Një projekt-ligj i Ministrisë së Ekonomisë në Greqi, i paraqitur të premten në parlament, parashikon zgjerimin e kritereve për qytetarët e Bashkimit Europian që të marrin një leje qëndrimi pesëvjeçare ose vizë të artë, përtej investimit prej 250,000 euro në pasuritë e patundshme lokale.
Projektligji parashikon lëshimin e lejeve për shtetasit e vendeve të treta (dhe familjet e tyre) të cilët investojnë një minimum prej 400,000 euro në letrat me vlerë dhe kompanitë greke, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte. Prandaj, një depozitë me afat në një bankë greke me të paktën me këtë shumë, për 12 muaj, dhe me një urdhër të fiksuar për ripërtëritje do të mjaftojë për një vizë të artë. Në mënyrë të ngjashme, do të bëjë një investim i njëjtë në një kompani investimi për patundshmëri.
Kriteret e reja përfshijnë investimin e një minimum prej 400,000 euro në obligacione shtetërore të së paku tre vjetëve përmes një banke me bazë në Greqi, ose investimin e një minimumi prej 400,000 euro në një fond të përbashkët të ngritur në Greqi ose jashtë vendit për të investuar ekskluzivisht në tregtinë e aksioneve dhe obligacioneve në Greqi dhe me asete të përgjithshme prej së paku 3 milionë euro.
Të huajt gjithashtu mund të marrin lejen me një investim prej 800,000 euro në stoqe ose obligacione të korporatave në tregjet e kapitalit grek.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.