Prokurimet publike, Haxhinasto: S’ka institucion që i kontrollon. Braçe: Është deformuar konkurrenca
Aktualisht nuk ka asnjë institucion që kontrollon dhe vlerëson sesi zhvillohen procedurat tenderuese dhe sesi shpenzohen paratë publike.
Problematika është ngritur nga deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të raportit vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik në Komisionin e Ekonomisë. Haxhinasto shtoi se ka ndërhyrje edhe në procedurat e prokurimit elektorinik.
Edhe kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka hedhur akuza mbi transparencën dhe deformimin e konkurrencës së ndershme si pasojë e praktikave korruptive.
Në total për vitin 2017, pranë Komisionit të Prokurimit Publik u depozituan 1099 ankesa, ndërkohë që 50% e tyre i takojnë shërbimit të sigurisë publike.
Ndërkaq, deputetët kanë kërkuar që ankesat të mos pasqyrohen thjesht si shifra, por të analizohen dhe mbi bazën e tyre të nxirren rekomandime apo procedura të unifikuara në të gjitha hallkat.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.