Prokuroria e “katandisur” me 209 magjistratë! – Thoma Jano: Problem shkarkimet dhe Prokurorët që dorëhiqen ditën e Vetting-ut
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar të premten Projektbuxhetin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin e ardhshëm. Drafti është paraqitur para deputetëve nga numri dy i organit të akuzës, Thoma Jano.
Ai paraqiti një situatë aspak të këndshme të Prokurorisë, e shkaktuar kryesisht nga shkarkimet nga Vetting-u, ndërkohë që numri total i magjistratëve të larguar është 112
Në total Prokuroria e Përgjithshme numëron 938 punonjës, ndërkohë që boshllëqet e shkaktuara nga shkarkimi i magjistratëve parashikohet të amortizohet me shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.