Promovimi i turizmit, Rama: Mediat e huaja “reklamë” vendit tonë
Turizmi shqiptar vazhdon të promovohet në nga mediat ndërkombëtare. Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama që ka nisur ditën me një artikull të një reviste franceze për Shqipërinë.
Sipas kreut të qeverisë, edhe këtë vit turizmi do të vazhdojë të jetë premtues.
“dhe me këtë artikull botuar në mediat franceze për Shqipërinë dhe paketat e larmishme turistike që nuk duhen humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në rrjetin social facebook.
Vitin që lamë pas turizmi në Shqipëri njohu rritje, ku numri i turistëve te huaj që vizituan vendin tonë ishte më i larti në gjithë këto vite.
Ndërkohë qeveria shqiptare duke parë zhvillimin e këtij sektori, si dhe ndikimin e tij në ekonominë e vendit ka ndërmarrë një sërë incentivash lehtësuese për investimet në turizëm.
Gjithashtu për tu bërë sa me konkurrues në rajon, po vitin që shkoi u ul TVSH për hotelet nga 20 % në 6 %.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.