‘Pronarja bamirëse’/ Kompania shpërblen me 10 mijë dollarë dhe 2 bileta avioni të klasit të parë secilin nga punonjësit!
Shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë së veshjeve të formës Spanx ka befasuar punonjësit me dy bileta avioni të klasit të parë dhe 10,000 dollarë secilin për të festuar marrëveshjen prej 1.2 miliardë dollarësh të kompanisë me Blackstone.
Themeluesja e Spanx, Sara Blakely i befasoi punonjësit me lajmin e publikuar në një postim në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram. Në video, Blakely rrotulloi një glob, përpara se të zbulonte se i kishte blerë secilit prej punonjësve të saj dy bileta avioni të klasit të parë për kudo në botë.
Ajo shtoi: “Nëse shkoni në një udhëtim, mund të dëshironi të dilni në një darkë vërtet të këndshme, mund të dëshironi të dilni në një hotel vërtet të bukur, dhe kështu me dy biletat e klasit të parë për të gjithë për kudo në botë, ju secili merrni edhe 10,000 dollarë”.
“Unë dua shumë që çdo punonjës të festojë këtë moment në mënyrën e vet dhe të krijojë një kujtim që do t’i zgjasë gjithë jetën! Gëzuar 21 vjet magji dhe shumë të tjera që do të vijnë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Blakely gjithashtu vuri në dukje se megjithëse 50% e sipërmarrësve janë gra, vetëm 2.3% e financimit të kapitalit sipërmarrës shkon për gratë. Në dollinë e saj, ajo nderoi “gratë që erdhën përpara meje dhe të gjitha grave në botë që nuk e kanë pasur këtë mundësi”.
Blakely ka thënë se kur themeloi Spanx në vitin 2000, ajo e bëri këtë me 5000 dollarë kursime. Javën e kaluar, firma e kapitalit privat Blackstone tha se do të merrte shumicën e aksioneve në markë. Kushtet financiare nuk u zbuluan, por firmat vunë në dukje vlerësimin me tetë shifra në një njoftim për shtyp.
Veshjet e formës Spanx shpesh vishen si të brendshme që përqafojnë figurat që zbutin, hollojnë ose ndryshojnë formën e trupit. Tregu global i kompresimit dhe veshjeve të formës pritet të arrijë në 7 miliardë dollarë deri në vitin 2030, sipas Allied Market Research. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.