Pronësia Intelektuale – Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.
Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja përfshin mbështetjen reciproke të funksioneve institucionale, të cilat konsistojnë në shkëmbimin e informacionit duke evituar vonesat burokratike, planifikimin e projekteve të përbashkëta, aktivitete të përbashkëta, informuese drejtuar ndërsjelltas institucioneve, grupeve të interesit, si dhe brezit të ri, çështje tē tjera teknike sipas fushës së veprimtarisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.