Propozimet fiskale të ndërtuesve – Aleksi: Të ndahet taksa e infrastrukturës dhe të rishikohet tatim-fitimi
Përpos kërkesës për shfuqizimin e ligjit për strehimin social, që i detyron ndërtuesit të paguajnë 3 për qind për sipërfaqe mbi 2 mijë metër katror, Shoqata e Ndërtuesve ka edhe një sërë kërkesash që sipas tyre, qeveria duhet t’i përfshijë në paketën fiskale.
I ftuar në Studion e TV SCAN, Presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigji Aleksi, propozon që taksa e ndikimit në infrastrukturë prej 8 për qind të ndahet në faza si dhe të rishihet tatim fitimi, i cili jepet mbi ndërtimin paraprakisht dhe jo në momentin e shitjes së pasurive të paluajtshme.
Sa i përket taksimit prej 3 për qind, ndërtuesit këmbëngulin se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për shfuqizimin e ligjit, ndërsa paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodh, efektet do të jenë direkte në rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme për qytetarët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.