Propozimi: Deputetëve shqiptarë u ndalohet të merren me biznes!
Kuvendi pritet të ketë se shpejti një Kod të ri për deputetët, në të cilin të kufizohen aktivitetet përfituese që ata mund të kryejnë.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i parlamentarëve socialistë Taulant Balla parashtroi disa prej parashikimeve të këtij kodi, që synon të rrisë integritetin e institucionit të parlamentit dhe të luftojë korrupsionin. Pritet që Kodi i ri të parashikojë kufizimin e mundësisë për deputetët për të pasur aksione në kompani private apo për të pasur aktivitet tregtar, raporton “SCAN”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.