Propozimi në Kuvend/ 7 janari festë zyrtare e Krishtlindjeve në Shqipëri!
Data 7 janar do të jetë ditë feste zyrtare. Në Kuvend është depozituar nisma që ka për qëllim shtimin si ditë pushimi zyrtar/feste zyrtare datën 7 janar, dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian për pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks.
“Të krishterët ortodoks në Europën lindore por edhe pjesë të tjera të botës e festojnë Krishtlindjen me 7 janar, bazuar në kalendarin Julian. Festa e Krishtlindjes është një ndër festat më të rëndësishme për të krishterët ortodoks dhe për këtë qëllim, festimi i tyre në mënyrë dinjitoze është domosdoshmëri për të gjitha pakicat kombëtare maqedonase, serbe dhe malazeze të besimit ortodoks” shkruhet në relacionin e nismës që mban firmën e deputetit Vasil Sterjovski.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.