Protesta, 61 procedime penale, 37 arrestime! Reagime dhe replika mes palëve
Policia e Shtetit ka njoftuar procedimin për 61 persona të përfshirë në protestën e opozitës një ditë më parë. 37 persona janë arrestuar ndërsa 23 persona po procedohen në gjendje të lirë.
“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë” njofton Policia.
Është proceduar penalisht dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.
Referuar njoftimit të Policisë, “për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit”:
Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
K., 20 vjeç, banues në Korçë;
R., 28 vjeç, banues në Burrel;
B., 23 vjeç, banues në Korçë;
B., 32 vjeç, banues në Korçë;
D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
D., 37 vjeç banues në Tiranë;
D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
R., 18 vjeç, banues Tiranë;
R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
K., 20 vjeç banues në Kavajë;
R., 22 vjeç banues në Kavajë;
S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
S., 21 vjeç, banues në Berat;
B., 20 vjeç, banues në Berat;
B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
T., 17 vjeç banues në Tiranë;
A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Reagimet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në një deklaratë për mediat duke thënë se “s’ka kthim mbrapa”. Veç akuzave të forta për qeverinë, Bardhi tha se “Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë” .
“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!” përfundoi deklaratën Bardhi.
Ndërkohë, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar protestën e një dite më parë si “mitingun më të madh të parë ndonjëherë në Ballkan”. Më tej, Vasili ka hedhur dyshim për provokimin e protestuesve, si në rastin e djegies së një automjeti pranë zonës ku bëhej protesta.
Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se protesta pati një devijim të madh nga ligji
Ministri evidentoi se protesta pati shumë më tepër dhunë.
“Ky është lajm i keq” tha ministri ndërsa përgëzoi Policinë e Shtetit për reagimin në protestë.
“Policia e Shtetit reagoi me profesionalizëm. Ajo përballoi një dhunë të egër, shumë të egër dhe joproporcionale nga një grup i mirëorganizuar dhe i mirëpajisur” tha ministri ndërsa evidentoi se shumë policë janë dëmtuar dhe 5 prej tyre kanë përfunduar në spital.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.