Protokollet e sigurisë në kohë pandemie – AKU asgjëson mbi 19 ton ushqime dhe vendos 21 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer 561 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 21 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 51 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe të fruta-perimeve.
AKU bën me dije së gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar rreth 19.2 ton produkte ushqimore ndërsa në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 244 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.