Provimi për certifikimin e mjekëve – Publikohen datat sipas specialiteteve përkatëse
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur datat e provimit të certifikimit për mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014, sipas specialiteteve përkatëse.
E enjte, 7 dhjetor 2017 – Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, Obstetrike Gjinekologji
E premte, 8 dhjetor 2017 – Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji
E martë, 12 dhjetor 2017 – Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri
E mërkurë, 13 dhjetor 2017 – Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekësi ligjore, Shëndet publik, Urgjenca mjekësore
E enjte, 14 dhjetor 2017 – Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekësi interne
Regjistrimet për provimin bëhen deri në datën 30 nëntor në Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV). Fotokopja e kartës së identitetit dhe fotokopja e lejes së ushtrimit të profesionit janë edhe dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar.
Pjesëmarrësit që do të paraqiten në provim duhet të jenë të pajisur me dokument identiteti dhe faturën e pagesës për provimin e certifikimit. Po ashtu, duhet të paraqiten rreth gjysmë ore para fillimit të provimit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.