PS mbledh kongresin – Të pranishëm mbi 2 mijë delegatë, “ndizen motorët” e fushatës
Partia Socialiste mblodhi të shtunën Kongresin e sa, rreth 3 muaj para zgjedhjeve lokale të planifikuara.
Në këtë kongres, morën pjesë më shumë se 2000 delegatë, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, për të vijuar me një raport të zëvendëskryeministrit, Erjon Braçe për “Bashkëqeverisjen me Njerëzit”, e më pas ministrat, Çuçi, Balluku, Manastirliu, Shahini, Klosi dhe Margariti, të cilët bënë një përmbledhje të punës, nëpërmjet reformave të ndërmarra në çdo sektor.
Kongresit iu drejtuan me një fjalë të posaçme edhe kryebashkiakët e konfirmuar për një tjetër mandat, si Subashi, Filo, Leli e Bufi por edhe kandidatët e tjerë të zgjedhur sikurse Pjerin Ndreu, për Bashkinë e Lezhës dhe Gledian Llatja për atë të Elbasanit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.