PS vijon fushatën, Balla e Gjiknuri “kryefjalë” reformën dhe zhvillim urban
Nxitja e pjesëmarrjes së kompanive nga Vlora në punët publike dhe ecuria e punës për Planin Urbanistik ishin dy prej temave të diskutuara gjatë takimit të drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri me komunitetin e ndërtuesve.
Ministri Gjiknuri u ndal tek investimet që po bëhen në qytet dhe perspektivën zhvilluese për vitet e ardhshme.
“Investimet publike që po bëhen në Vlorë, në ujësjellës dhe kanalizime, shëtitorja e madhe apo edhe vazhdimi i Lungomares deri tek Pylli i Sodës apo Qendra historike e Vlorës, janë një zinxhir zhvillimi që krijon premisat që Vlora përsa i përket investimeve të pasurive të patundshme të ketë një ngritje”, vlerësoi Gjiknuri.
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit ,Taulant Balla është ndalur në rendësin e reformës në drejtësi.
“Sistemi i ri i drejtësisë që po lind pas miratimit të reformës në drejtësi, dhe pas kalimit të Vettingut, do jetë një sistem drejtësie që drejtësinë do t’ia japi atij që i takon, jo ai që e paguan”, deklaroi Balla.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.