Pse Berlini ka bllokuar koston e qirave?!
Pas protestave të shumta në rrugë por pa rezultat, disa javë më parë në Berlin u bë ligj një masë e veçantë dhe historike: bllokimi i qirave për pesë vitet e ardhshme. Një mënyrë kjo për të frenuar spekulimet e pasurive të patundshme dhe për të penguar rritjen e qirave në kryeqytetin gjerman.
Vendimi, i padëgjuar për një Land të Republikës Federale, është padyshim një fitore politike e shumicës së kuqe-jeshilëve e përbërë nga Linke, Verdi dhe Spd, në qeverisje në qytet-shtetin që nga viti 2013. Nuk ishte aspak e lehtë pasi të majtës iu desh të përballonte mbi një vit diskutimesh të zjarrta, midis entuziazmit të militantëve të bazës. studentëve që jetojnë në qytet dhe rezistencës së zhvilluesve të pasurive, kristian-demokratëve, liberalëve dhe madje disa socialistëve të moderuar, të cilët e konsiderojnë ligjin pak më pak se një kthim i RDGJ-së së vjetër pro-sovjetike.
Arsyetimi i “bllokut së Berlinit” bazohej kryesisht në rritjen e vazhdueshme t qytetit. Që në 2017 numëroheshin mbi 3.6 milion banorë, shifër që vazhdon të rritet, duke vepruar si një magnet veçanërisht për të rinjtë. Numri i përgjithshëm i banorëve të qytetit është rritur me rreth 200 mijë njerëz që nga viti 2008 dhe 40 mijë vetëm në vitin 2018, pothuajse të gjithë midis 20 dhe 30 vjet.
Fluksi i vazhdueshëm i banorëve të rinj në kryeqytet rrit kërkesën për dhoma dhe apartamente dhe shton në mënyrë të pashmangshme çmimet në një qytet që, deri para dhjetë vjetësh më parë, kishte mbetur një përjashtim në kryeqytetet kryesore europiane, me qira nën mesataren. Sipas vlerësimeve, mediat gjermane flasin për urgjencën e ndërtimit të 200-300 mijë më shumë njësive të banesave deri në vitin 2030.
Për momentin është llogaritur që në një zonë me densitet të lartë të popullsisë si Neukölln çmimet janë rritur 4.2 herë gjatë 10 viteve: nga 1.000 në 4.200 euro për metër katror, ende nën shifrat që mund të hasen në Mitte-në qendrore (6.400 euro, me 280% krahasuar me 2300 euro në 2007). (Wired)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.