Pse duhet të shmangni këto destinacione pushimi këtë verë
Pushimet gjatë pikut të sezonit veror gjithmonë janë konsideruar si më të shtrenjtat, por kërkimet e reja kanë zbuluar se udhëtimet në destinacionet më popullore mund të jenë më të përballueshme për xhepin e turistëve.
Pushimet verore, shpesh gjatë muajve korrik dhe gusht, janë muajt më të shtrenjtë për të udhëtuar. Kjo ndodh për faktin se sezoni më i lartë është më i preferuari për udhëtime pasi fëmijët marrin pushimet e shkollës.
Hulumtimet e reja nga kërkimi i faqes së internetit Kayak ka zbuluar se disa udhëtime në destinacionet më popullore mund të ketë një rritje prej 400 paund për person në rast se rezervoni gjatë pushimeve të shkollës.
Destinacionet evropiane mund të kenë një rritje prej 150 për qind. Ndërsa, Zanzibar në Tanzani pa një rritje të madhe në çmimet e fluturimit prej 450 paund. Krahasuar me muajin Qershor, biletat e avionëve janë më të lira, duke i krahasuar njëkohësisht edhe me muajin gusht. Ndërsa për familjarët që mund të udhëtojnë pak më herët, biletat e avionëve në javët e fundit të korrikut kushtojnë vetëm 600 paund, duke bërë që turistët të kursejnë më shumë për udhëtimin e tyre.
Destinacionet më popullore dhe çmimet më të larta për udhëtarët britanikë, në veçanti cilësohen Orlando dhe Nju Jork. Çmimet e biletave në qytetet amerikane variojnë nga 268 paund më shumë, respektivisht. Ndërkohë, Nju Jorku ishte destinacioni më i lirë në muajin Qershor, ndërsa nuk mund të thuhet kjo për muajin Korrik ose Gusht. Ndërsa, Spanja konsiderohet destinacioni më i lirë për sa i përket çmimeve.
Por, për udhëtarët që dëshirojnë të zgjedhin një destinacion që nuk ka çmim të lartë, ka një numër vendesh të cilat kushtojnë përafërsisht njësoj. Split në Kroaci rrallë mund të ketë rritje çmimi në muajt e verës. Egjipti dhe Toronto gjithashtu mund të renditen ndër qytetet më të lira, me shpenzime që rrallë rriten më shumë se dhjetë për qind.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.