Pse “e kuqja” është ngjyra e Krishtlindjeve?
Për Krishtlindje të gjithë “vërsulen” drejt të kuqës. Së pari, është e rëndësishme të kuptohet se përveç saj, ka edhe ngjyra të tjera që lidhen me Krishtlindjet; ngjyrat liturgjike si e bardha, goldi, apo jeshilja.
Megjithatë, e kuqja përfaqëson disa gjëra, por këto janë arsyjet e zakonshme. Në fakt, identifikimi i festave me të kuqe është për shkak se kjo ngjyrë, përfaqëson ngjyrën e mollës në pemën e kopshtit të Adamit dhe Evës. (po flasim për parajsën)
Po ashtu, e kuqja është edhe ngjyra që veshin peshkopët. Lidhja më e afërt është ajo e Shën Nikollës, Santa Klausit.
Për shumë të tjerë, e kuqja përfaqëson gjakun e derdhur të Jezu Krishtit gjatë kryqëzimit të tij.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.