Pse Franca nuk planifikon mbylljen e Parisit, edhe pse shifrat e të infektuarve me COVID kanë thyer rekordet?
Franca nuk po planifikon të mbyllë Parisin, edhe pse numri i të infektuarve me COVID – 19 nën kujdes intensive është në nivelet më të larta që nga nëntori. Kjo, sipas intervistës së Drejtorit të Shëndetit Publik, Jerome Salomon.
Autoritetet mjekësore në zonën e Parisit, i cili përbën rreth një të gjashtën e popullsisë së Francës, urdhëroi spitalet të anulonin 40% të aktiviteteve të tyre të rregullta për të krijuar hapësirë për pacientët kritikë të COVID – 19.
Sidoqoftë, përpos të gjitha këtyre zhvillimeve, Salomon tha për radion RTL se një bllokim në zonën e Parisit nuk është në rendin e ditës.
“Mbyllja është masa e fundit që do t’i paraqitej qeverisë dhe presidentit, atëherë kur do të kishim një përshtypje se sistemi spitalor nuk e përballon dot gjendjen” u shpreh Drejtori i Shëndetit Publik.
Burimi origjinal: Reuters
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.