Pse kompania AstraZeneca po regjistron fitime marramendëse edhe pa vaksinën e COVID-19?!
AstraZeneca pret rritje të fitimit këtë vit pasi zhvilluesi i vaksinave COVID-19 mundi parashikimet për shitjet e tremujorit të ilaçeve, pikërisht prej kërkesave të shumta për medikamenteve të saja për kancerin dhe terapitë e tjera që ndihmojnë në problemet shëndetësore të shkaktuara nga pandemia.
Viti i kaluar ishte vendimtar për kompaninë anglo-suedeze e cila u bashkua me Universitetin e Oksfordit për të zhvilluar një vaksinë COVID-19 dhe arriti marrëveshjen e saj më të madhe ndonjëherë duke blerë prodhuesin e ilaçeve amerikane Alexion.
AstraZeneca tha të enjten se pret që të ardhurat e vitit 2021 të rriten cka do të përkthehej me një rritje fitimi prej 18-24%, pas 15% të vitit 2020.
Kompania e listuar në bursë në Londër tha se parashikimi i saj nuk përfshinte ndonjë ndikim nga vaksina e saj COVID-19, duke shtuar se do të raportonte shitjet e dozave veçmas nga tremujori i parë i vitit 2021. Ajo është zotuar të mos përfitojë nga vaksina gjatë pandemisë.
Shumë gjëra po mbështeten në vaksinën britanike për botën, pasi është më e lirë dhe mund të shpërndahet më lehtë sesa rivalët Pfizer / BioNTech dhe Moderna. Pfizer javën e kaluar tha se pret 15 miliard dollarë shitje nga vaksina e saj këtë vit.
Ndërsa interesi publik është fokusuar kryesisht mbi vaksinën, biznesi kryesor i AstraZeneca për ilaçet e diabetit, zemrës, veshkave dhe kancerit ka rezultuar akoma më shumë efektiv dhe fitimprurës. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.