Pse koronavirusi i ri duket se po ‘i fal” fëmijët?
Një prej pyetjeve akoma pa përgjigje për koronavirusin e ri i përket numrit të ulët të fëmijëve të prekur në krahasim me të rriturit.
Deri në fund të janarit, nuk regjistroheshin raste të të rinjve të infektuar nën 15 vjeç.
Që prej atëherë janë shfaqur disa raste sporadike të të rinjve të infektuar kryesisht në Pekin, Shenzen dhe në Gjermani dhe madje edhe një i sapolindur në Wuhan ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Ende nuk dihet nëse në këtë rast kemi të bëjmë me infektim apo është trashëguar.
Bëhet fjalë gjithsesi për raste sporadike. Nga një analizë e publikuar del se mesatarja e pacientëve të prekur është 49-56 vjeç. Sipas OMS, rreth 80 % e të viktimave të koronavirusit të ri i përkasin moshës mbi 60 vjeç.
Çfarë i mbron më shumë të rinjtë?
A janë realisht më pak të ekspozuar apo ka diçka tjetër?
Sikurse raporton New York Times, virologu Malik Peiris, shef në universitetin e Hong Kong që ka zhvilluar edhe një test diagnostikues , fëmijët mbase infektohen por dëshmojnë simptoma më të lehta dhe si rrjedhojë nuk figurojnë.
Fëmijët mund të kenë pasur raste të vogla ekspozimi direkt ndaj patogjenit, nuk janë shumë ata që frekuentojnë tregun e kafshëve të gjalla në Ëuhan ku mendohet se ka nisur kalimi i virusit nga kafshët te njerëzit.
Por edhe mund të jenë të mbrojtur nga sjellja e të rriturve ndaj tyre. Është më e lehtë që të rriturit të lajnë shpesh duart,të tështijnë me kujdes ose të vendosin maskën. Nga sa njihet për rrezikun e prekjes, të rriturit mund të kenë krijuar një lloj barriere mbrojtëse përreth të vegjëlve të tyre, falë këtyre sjelljeve.
Trupi i fëmijëve mund të jetë në gjendje që t’i përgjigjet më mirë infeksionit pasi ka një sistem imunitar më reagues.
Në të kaluarën, fëmijët janë shfaqur më rezistentë ndaj koronavirusit. Gjatë epidemisë së SARS 2002-2003 që preku 8 mijë persona duke vrarë 774, ishin vetëm 80 rastet e prekjes që u dëshmuan te fëmijët dhe 55 rastet e dyshuara.
Asnjë fëmijë apo adoleshent nuk humbi jetën nga SARS. Gjatë epidemisë së MERS, një tjetër infeksioni nga koronavirus, në Arabinë Saudite në 2012 dhe në Korenë e Jugut në 2015, pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur nuk zhvilluan asnjëherë simptoma.
Cilado qoftë arsyeja, ky është një lajm i mirë…
Burimi origjinal Focus.it/Përshtati në shqip”SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.