Pse mosha 20 vjeçare është koha më e mirë për të filluar sipërmarrjen?
Koha është gjëja më e shtrenjtë që keni kështu që përpiquni ta shfrytëzoni. Gjithçka që fillon në kohë të hershme, herët ose vonë do ta marrë formën e saj.
Mosha rreth të 20-ave është koha më e mirë për të vënë trurin në lëvizje e për të filluar biznesin tuaj, pasi jo vetëm jeni të rinj e keni me shumë vizion por edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu sic duhet ju keni mjaftueshëm kohë për t’u ringritur përsëri apo për të filluar diçka tjetër.
Nëse sapo i jeni futur një biznesi të ri dhe po shkoni drejt të panjohurës së madhe, këtu do të gjeni katër këshilla të shpejta të cilat do t’ju ndihmojnë në rrugën tuaj të udhëheqjes.
- Mendoni përmes
Nëse mendoni se keni një ide të mirë dhe po përpiqeni ta vini në jetë, mendohuni idetë e mira nuk do t’ju mungojë kurrë, por janë një sërë indikatorësh të cilët bëjnë që ideja juaj të funksionojë ose jo. Kështu që kur ju vjen një ide e mirë këshillohuni paraprakisht me njerëz të tjerë dhe merrni një mendim të dytë. Merrni këshillat e njerëzve të mençur të cilët ju e dini se do të jenë të drejtë e të ndershëm me ju.
- Merrni të gjithë arsimimin që mundeni
Nëse jeni në shkollë përpiquni të përfitoni sa më shumë. Si një sipërmarrës I ri ju duhet të jeni të apasionuar në lidhje me produktin ose shërbimin që synoni të siguroni. Dita që do të hapni një biznes tuajin do të kërkojë që të bëni një mori rolesh. Kështu që sa më shumë informacion të keni e sa më shumë gjëra të dini do t’ju ndihmojë të ecni përpara me biznesin tuaj.
- Jini realist
Parashikoni vitin tuaj të parë të biznesit dhe përcaktoni fort se si do të jetë suksesi për ju. Nëse ideja juaj për sukses është më e madhe se ajo që praktikisht është e mundur, do të dëshpëroheni dhe do të harxhoni energji të tepërta. Statistikat e ftohta dhe të vështira janë të padiskutueshme. Shumica e bizneseve të vogla nuk janë fitimprurëse që në vitin e tyre të parë. Do të ishte tragjike nëse biznesit tuaj I jepni vetëm 6 muaj kohë për shkak të pritjeve tuaja jo reale.
- Shijojeni udhëtimin
Kur filloni është shumë e thjeshtë të jetoni në të ardhmen, por duhet të mësoni të shijoni vendin ku jeni dhe gjithçka përreth e jo ta mbani mendjen në gjërat që do të vijnë më vonë. Nëse ju shijoni gjithçka që keni e prisni që gjërat të vijnë vetë hap pas hapi kjo do t’ju ndihmojë si në shëndetin tuaj emocional, ashtu edhe në shëndetin e biznesit tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.