Pse nuk duhet të ecni asnjëherë me duar në xhepa kur ka ngrirë akull?
Kur temperaturat janë të ulëta, qarkullimi nëpër rrugë bëhet shumë i vështirë, sidomos nëse ka ngrirë akull.
Nëse jeni në këmbë dhe u duhet të kaloni në një rrugë me akull, këshilla kryesore është ajo e ecjes me hapa të vegjël e përthyerja e këmbëve si pinguni, pasi kjo të ndihmon shumë të ruash balancën.
Por mbi të gjitha, mos i mbaj kurrë duart në xhepa kur ecën në rrugë të rrëshqitshme. Vërtetë mbajtja e duarve në xhepa t’i mban ato ngrohtë ama ky veprim të prish balancën gjatë ecjes duke rritur shanset e rrëshqitjes.
Nëse rrëshqitni dhe duart i keni në xhepa, nuk ke mundësinë që të amortizosh një rrëshqitje të mundshme pasi duart i keni të bllokuara e nuk mund të mbështetesh në to. Në këtë mënyrë rrezikon që në një rast rrëshqitje të përplasesh me kokë në tokë duke e bërë rënien shumë të rrezikshme për jetën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.