Pse nuk mund të pendoheni për shpenzimet ndërsa hapni një biznes?
Ndërsa merrni hapin për të filluar një biznes, shpenzimet shtohen në mënyrë të shpejtë dhe sipërmarrësit mund të jenë në kërkim të mënyrave për të kursyer para në vend që të rrisin shpenzimet.
Bjerja e artikujve të shtrenjtë, si përshembull, blerja e një karrigeje 500 euro, apo e një tavoline 1000 euro në kohën e fillimit të një biznesi, do të ishte e pakuptimtë. Gjithsesi janë disa gjëra që ja vlejnë të shpenzosh që në fillim në mënyrë që në fund të vitit të mund të presësh nga dividenti i fituar.
#1: Hulumtimi i tregut
Ndërsa jeni duke hartuar një plan biznesi, shumica e sipërmarrësve të rinj janë në mëdyshje për të investuar në hulumtimin e plotë të tregut, kryesisht për arsye financiare. Mund të duket e mjaftueshme për të hartuar pjesën e marketingut rreth planit tuaj të biznesit nga pikëpamja teorike, pa shpenzimin e parave dhe pa u takuar me konsumatorët potencial.
Megjithatë, pa hulumtimin e tregut, ju ndoshta do të veproni në errësirë kur bëhet fjalë për produktin dhe klientët tuaj. Sigurohuni që të investoni në hulumtimin e tregut në mënyrë që të vërtetoni idenë tuaj të biznesit.
Pa hulumtimin e tregut, ju mund të shpenzoni shumë orë dhe mjaftueshëm dollar duke u përpjekur dhe duke u orientuar me tregun e gabuar. Hulumtimi i tregut në fazat e hershme ju ndihmon të vërtetoni konceptin tuaj. Nëpërmjet hulumtimit të tregut, jo do të mësoni nëse produkti ose shërbimi pranohet në tregun e synuar, si dhe t’ju orientojë drejt produktit dhe shërbimit më të mirë për klientët e ardhshëm tuaj.
#2: Marka
Tradicionalisht, markimi është parë si i rëndësishëm vetëm në modelet ( B2C) tek biznesi dhe konsumatori. Shkolla e re e marketingut thekson rëndësinë e markës për të gjitha bizneset. Studiuesit shpjegojnë faktin se emrat e zgjedhur me kujdes duhet të zgjasin të paktën një dekadë. Krijimi i një marke të re është një investim i rëndësishëm, pasi do të sigurojë që produkti apo shërbimi i preferuar të qëndrojë gjatë në mendjen e audiencës tuaj kryesore. Një markë vendos themelin në mendjen e konsumatorit, duke e bërë atë një ndjekës të mirë kur vjen puna në selektimin e produktit apo shërbimit. Markimi i fortë është i lidhur ngushtë me performancën e biznesit
#3. Manaxhimi i mediave sociale
Mediat sociale janë cilësuar si të panevojshme nga shumë pronarë të bizneseve të reja, kjo për arsye sepse ata nuk e dinë se si mund ti përdorin ato. Investimi në një platformë menaxhimi i mediave sociale si HootSuite ose Buffer ju ndihmon në reklamimin e markës suaj, dhe ju çon drejt konsumatorëve të rinj. Konsumatorët janë zemra e markës dhe biznesit tuaj, dhe mediat sociale janë një metodë që shërben në ndërtimin e një audience rreth produktit apo shërbimit tuaj. Së pari, zbuloni se çfarë rrjetesh janë më të përshtatshëm në përdorimin e tregut tuaj. Ndoshta basti juaj më i mirë është Linkedin apo Facebook. Nëpërmjet audiencës, ju mund të ndërtoni autoritetin e markës suaj.
#4. Kultivimi i kompanisë
Ndërtimi i kulturës është thelbësore në fazën e fillimit të çdo biznesi, sepse ajo ndërton themelet e kompanisë tuaj nga lart. Sipas një studimi të Columbias, argumenton se mundësia e largimit të një punonjësi për shkak të kulturës së fortë të kompanisë është vetëm 14%. Kjo tregon se kompanitë të cilët investojnë në një kulturë të fortë brenda saj, kanë shanse shumë herë më të mira për të mbajtur më gjatë dhe më të predispozuar për të punuar, punonjësit e saj. Kjo do të thotë se një kulture e fortë do të çojë në një kompani të fortë, ku punonjësit janë më të motivuar, dhe të predispozuar të sjellin risi dhe ide të reja për kompaninë.
Ada Xhagolli/Scan
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.