Pse Parlamenti Italian po shkurton një të tretën e deputetëve ?
Politikanët italianë kanë mbështetur një rregullim rrënjësor të parlamentit të vendit ku pritet që një e treta e deputetëve do të humbnin punën e tyre.
Ligji, i cili u mbështet nga pothuajse të gjitha partitë politike, kërkon që numri i vendeve në dhomën e ulët të shkojë në 400 nga 630 që janë aktualisht, ndërsa Senati i dhomës së sipërme pritet të shkojë në 200 vende nga 315.
Lëvizja 5 Yje tha se shkurtimi i vendeve pritet të hyjë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme të 2023, dhe do t’i shpëtojnë vendit qindra miliona euro dhe do ta bëjnë parlamentin më efikas.
“Për herë të parë kemi parë që ligjvënësit të shkurtojnë vendet e tyre,” tha udhëheqësi i lëvizjes 5-Yje, Luigi Di Maio.
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e përshëndeti vendimin si “një ditë historike për Italinë”.
Pritet që shkurtimet do të sigurojnë kursime prej rreth 300,000 euro në ditë.
Kritikët thonë se është një kursim i vogël në skemën madhore pasi borxhi i përgjithshëm i Italisë është rreth 130% e GDP-së së tij vjetore.
Ata paralajmërojnë gjithashtu se shkurtimi i deputetëve mund të pengojë në përfaqësimin demokratik. (Euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.