Pse po vonohet kartëmonedha e re 20 dollarëshe?
Kartëmonedha e ri dizajnuar prej 20 dollarësh, fillimisht duhej të hidhej në treg në vitin 2020, që të përkonte me 100 vjetorin e Amendamentit të 19-të, i cili u dha grave të drejtën për të votuar. Por tani kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2028, tha Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin,.
Kjo është vonesa e dytë e madhe për monedhën e re. Prillin e kaluar, Departamenti i Thesarit tha se dizajni i ri nuk do të publikohet deri në vitin 2026. Megjithatë, Mnuchin ka një afat më të gjatë në mendje.
Duke folur para Komisionit të Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së bardhë, Mnuchin tha, “arsyeja kryesore që ne kemi vendosur për këtë prerje të re të monedhës është për çështje falsifikimi. Bazuar në këtë, kartëmonedha prej 20 dollarë tani nuk do të dalë në treg deri në vitin 2028. Prerjet prej 10 dhe 50 dollarë do të dalin me karakteristika të reja paraprakisht. ”
‘Tubman-i’ (imazhi i Harriet Tubman) 20 dollarësh u njoftua fillimisht nga administrata Obama në vitin 2016, por Mnuchin ka treguar ngurrim për t’i bërë ndryshimet një prioritet. Kjo mund të ketë të bëjë me dashamirësinë e Donald Trump për Andrew Jackson. Presidenti e ka quajtur, masën për të zëvendësuar Jackson me Tubman, “korrektësi e pastër politike”.
Përtej kartëmonedhës së Tubman prej 20 dollarësh, ikonat e të drejtave të grave Alice Paul dhe Marian Anderson do të shfaqen në anën e pasme të prerjes së re të 10 dollarëve. Ndërkohë edhe 5 dollarët që do të kenë imazhin e Martin Luther King, Jr. në anën e pasme, janë vonuar gjithashtu, megjithëse Mnuchin nuk ka dhënë afate për kur ose nëse, Departamenti i Thesarit ka planifikuar të avancojë me atë dizajn të ri. (Luther King nuk do të zëvendësojë Abraham Lincoln tek 5 dollarët por do të paraqitet në anën e pasme.)
Burimi: Fortune
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.