Pse Rezerva Federale amerikane po i druhet dobësimit të dollarit dhe postimeve online të Trump?
Gjendemi vetëm disa orë larg verdiktit të FED që do të merret sonte, i cili do të mund të ulë koston e parave me 25 pikë bazë, duke e çuar në 2%. Ndërkohë duhet thënë që dollari vazhdon të ketë mbështetjet. Që nga fillimi i vitit, siç theksohet nga Grafinomix i ditës, ai është ngritur në një nivel global prej 4.7%, duke lëvizur më afër niveleve të vitit 2016. Këtë e konfirmon indeksi i dollarit, i cili pasqyron performancën e kartëmonedhës ndaj një shporte të ponderuar brenda së cilës ndodhen monedhat kryesore ndërkombëtare.
Presidenti amerikan Donald Trump ka dashur prej kohësh një dollar më të dobët në mënyrë që të bëjë mallrat amerikane më konkurruese dhe bilanci tregtar i vendit të jetë më pak i rëndë. Për Trump, dollari i dobët do të ishte një armë e rëndësishme në luftën tregtare që nisi kundër Kinës në Prill 2018.
Por tweet-et e tij në lidhje me temën, të cilat nuk mund të llogariten më me gishtat e dorës, nuk kanë ngjallur ende efektin që ai shpresonte. Trump do të donte që Rezerva Federale të shkonte shumë më tej, duke sjellë normat në “0” dhe të rikthehej në blerjen e bonove (sikurse njoftoi BQE e cila do të rifillojë nga 1 nëntori ‘lehtësimin sasior 2’).
Guvernatori i Rezervës Federale, Jerome Powell, po i reziston presionit, duke pretenduar parimin e pavarësisë midis politikës dhe bankës qendrore. I njëjti fenomen në korrik uli koston e parave me 25 pikë bazë (duke ndërprerë një seri prej nëntë rritjesh të nisura në dhjetor 2015) dhe sot mund të njoftojë (kjo është ajo që investitorët presin) një tjetër prerje. Kritikët thonë se ulja e normave kur inflacioni bazë (i përshtatur për çmimin e energjisë dhe ushqimit) është 2.4% nuk është i matur. Por tani politika monetare e një vendi duhet të marrë parasysh kontekstin global. Dhe normat e SHBA-ve (me 2.25%) janë shumë më të larta se ato të Europës (0) dhe Japonisë (0,1%). Për këtë arsye, dollari ka pak hapësirë për tu zhvlerësuar për momentin.
Surpriza më e madhe në këtë pikë do të ishte njoftimi për ndonjë marrëveshje të mundshme. Nëse kjo do të ndodhte, do të largonte nga administrata presionin e detyrimit të përdorimit të opsionit “bërthamor”, zhvlerësimit të dollarit “. (Ilsole24ore)
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.