Puberteti i parakohshëm: Rastet u dyfishuan gjatë izolimit. Distancimi shoqëror efekt në zhvillimin e fëmijëve
Efektet e distancimit shoqëror nga pandemia kanë pasur një efekt shumë të madh në zhvillimin endokrinologjik të fëmijëve.
Në vetëm një vit, në fakt, rastet e pubertetit të hershëm ose të parakohshëm të regjistruara në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù në Romë janë më shumë se dyfishuar. Sondazhi përmbahet në një studim vëzhgimi të kryer nga specialistë në departamentin e Endokrinologjisë, të udhëhequr nga Profesor Marco Cappa, i cili u botua në Gazetën Italiane të Pediatrisë.
Puberteti i parakohshëm është maturimi seksual që fillon para moshës 8 vjeç tek vajzat dhe para moshës 9 vjeç tek djemtë. Trupi i fëmijës fillon të rritet shumë herët, me një përshpejtim të zhvillimit të karakteristikave seksuale dhe një mbyllje të shpejtë të pllakave të rritjes së kockave. Si rezultat i këtij procesi, fëmijët rriten shpejt në lartësi, por pastaj kulmi shteron dhe si të rritur ata janë me shtat më të ulët se mesatarja. Nëse diagnoza kryhet herët, pra para moshës 8 vjeçare bëhet i mundur përdorimi i ilaçeve për të ngadalësuar pubertetin.
Në periudhën mars-shtator 2019, 93 pacientë (87 femra dhe 6 meshkuj) paraqitën një pubertet të hershëm ose pubertet të parakohshëm; në të njëjtën periudhë të vitit 2020, u zbuluan 224 pacientë (215 femra dhe 9 meshkuj). Padyshim, sipas përkufizimit të pubertetit të parakohshëm, këta janë fëmijë nën moshën 8 vjeç. Për të qenë të saktë, në vitin 2019, mosha mesatare për vajzat ishte 7.51 vjeç dhe 7.97 për djemtë. Në vitin 2020, megjithatë, sondazhet treguan një moshë mesatare prej 7.33 vjeç tek vajzat dhe 8.14 tek djemtë.
Hipoteza e studiuesve është se në themel të fenomenit ekzistonte një kombinim i faktorëve gjatë izolimit. Ndryshimet e stilit të jetesës (aktivitet i ulët fizik), ndryshimet në dietë dhe përdorimi i zgjatur të PC dhe tabletëve për të ndjekur shkollën online.
Ndërkohë, ka filluar faza e dytë e hulumtimit, në të cilën marrin pjesë edhe Qendrat Pediatrike të Endokrinologjisë të Genova, Cagliari dhe Napoli.
“Gjatë bllokimit fëmijët pësuan ndryshime që ndikuan në kohën normale të rritjes. Ne e kemi zbuluar këtë në klinikat tona, por sigurisht që ka raste që na shpëtojnë dhe numri i fëmijëve me pubertet të parakohshëm mund të jetë edhe më i madh. Është një fenomen, ndikimi i të cilit duhet të vlerësohet.” – thotë profesor Cappa. (Ilgiornale)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.