Publikohen rezultatet e pyetësorit të bizneseve – 72% e tyre pro reformimit të inspektorateve. Deklarimet për procesin e kontrollit
Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka publikuar rezultatet e pyetësorit të bizneseve për procesin e reformimit të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve. Konkretisht pyetësori iu është dërguar 20 mijë bizneseve, ndërkohë që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë anketë rreth 724 biznese.
Sa i takon procesit të reformimit të inspektorateve, 72 për qind e bizneseve kanë deklaruar se është shumë i nevojshëm.
Në lidhje me llojin e ristrukturimit të inspektorateve, 40 për qind u shprehën për një ristrukturim të brendshëm, 27 për qind për transformim dhe 20 për qind për bashkimin e tyre.
Pyetjes se si ndikon procesi i inspektimit dhe kontrollit në zhvillimin e biznesit, tregut dhe konkurrencën, 78 për qind janë shprehur se ka shumë ndikim dhe 22 për qind janë shprehur “tjetër”.
Bizneset janë shprehur edhe për procesin e inspektimit, ku deklarimet në pyetësor kanë qenë: 40.5%, duhet të jetë i bazuar në rrezikun që paraqet biznesi; 26.3%, duhet të jetë kur ka një sinjalizim për parregullsi; si dhe 21%, kur konstatohet dëm ndaj njerëzve apo bizneseve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.