Publikohen shifrat/ Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër
Bashkia e Shkodrës informon se nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme (datë 24.01.2021,ora 08.30), situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
- Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 748 Ha
- Tokë e pakultivuar 198 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
- Grurë 15 Ha
Njësia Administrative Ana e Malit
- Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 95 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
- Grurë 5 Ha
Njësia Administrative Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 100 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha
- Grurë 10 Ha
Njësia Administrative Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Njësia Administrative Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Njësia Administrative Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.