Publikohen tabelat /Cilat janë 51 vendet vakante për pozicione drejtuese në administratën publike!
Këshilli i Ministrave ka shpallur 51 vende vakante në pozicion drejtues në administratën publike, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Vendimi i publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare evidenton se procedura është që fillimisht pozicionet drejtuese t’u ofrohen si lëvizje paralele nëpunësve të institucioneve që janë pjesë e shërbimit civil.
Në rast se vendet mbeten vakante, atëhere ato mund të hapen për kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Në këtë rast, vendimi përcakton se 13 pozicione pune janë për kategorinë e mesme të drejtuesve, ndërsa 38 pozicione janë për kategorinë e ulët drejtuese.
SCAN
Lista e vendeve:
- Niveli i mesëm drejtues dhe të barazvlefshëm
- Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Rendit, Sigurisë Publike dhe Çështjeve Vendore, në Ministrinë e Brendshme – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Koncesioneve, Prokurimeve dhe Partneriteteve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – kategoria II-b;
- Koordinator në Njësinë e Transparencës dhe Antikorrupsionit, në Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit, në Kryeministri – kategoria II-b;
- Koordinator në Sektorin (Zyra) e Menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm, në Kryeministri – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Trajnimit të Vazhdueshëm, në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike – kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Huamarrjes, në Drejtorinë e Përgjithshme të Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kategoria II-b;
- Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Programeve dhe Projekteve në Fushën e Zhvillimit Ekonomik dhe Arsimit Profesional, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë – kategoria II-b;
- Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm Territorial i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kategoria – II-b.
- Niveli i ulët drejtues dhe të barazvlefshëm
- Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve dhe Menaxhimit të Aseteve, në Drejtorinë e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Kulturën, në Ministrinë e Kulturës – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Kulturës – kategoria III-a ;
- Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Fushën Penale, në Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit për Drejtësinë Penale për të Miturit, në Drejtorinë Rregullatore për Çështjet e Drejtësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Akteve, në Drejtorinë e Hartimit të Legjislacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Drejtësisë – kategoria III-a;
- Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Financës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Mbrojtjes – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Politikës me Jashtë, në Drejtorinë e Politikave NATO dhe BE, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes, në Ministrinë e Mbrojtjes – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Shëndetësor, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit Farmaceutik, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Kërkimit Shkencor, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Përgatitjes dhe Fizibilitetit të Projekteve për Arsimin Parauniversitar, në Drejtorinë e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Këshillimit Ligjor dhe Monitorimit të Impaktit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit,Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Arsimin, Sportin dhe Rininë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Veterinarisë dhe Mirëqënies së Kafshëve, në Drejtorinë e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë në Bujqësi, Ushqim dhe Zhvillim Rural, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – kategoria III-a;
- Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimit, në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural – kategoria III-a/1;
- Drejtor i Drejtorisë Juridike, Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit, në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Promocionit, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit, në Agjencinë Kombëtare të Turizmit – kategoria IIIa/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Lejeve dhe Autorizimeve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore – kategoria IIIa/1;
- Drejtor i Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, kategoria III-a;
- Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, kategoria III-a;
- Drejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë – kategoria III-a;
- Drejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër – kategoria III-a;
- Drejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Korçë – kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Vlerësimit në Qendër, në Drejtorinë e Vlerësimit në Qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Trajnimeve dhe Etikës, në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Mbikqyrjes Doganore, Dega Doganore Tiranë- kategoria IIIa/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Operacioneve Doganore, Dega Doganore Kukës – kategoria III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Sigurisë, Dega Doganore Durrës – kategoria IIIa/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Kontratave të Koncensionit, në Drejtorinë e Koncensioneve, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë- kategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Tregtisë, në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme e Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisëkategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Privatizimit dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Privatizimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisëkategoria III-a;
- Përgjegjës i Sektorit të Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, në Drejtorinë e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit, në Drejtorinë e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë kategoria III-a.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.