Publikohen vendet më të banueshme në botë dhe ato më pak të banueshme për vitin 2019! Cili zë vendin e parë?
Eshtë e njohur prej kohësh për arkitekturën e saj madhështore, hapësirat e gjelbërta dhe kafenetë tradicionale, por tani Vjena po i shton ‘’reputacionit’’ të saj një cilësi akoma dhe më të lakmueshme Kryeqyteti austriak është renditur si qyteti më i banueshëm në botë për të dytin vit rradhazi, duke e kryesuar tabelën me rezultate pothuajse perfekte për stabilitetin, kulturën, mjedisin, arsimin, infrastrukturën si edhe kujdesin shëndetësor.
Në vend të dytë, renditet Melbourne, vend të cilin Vjena e rrezoi nga froni vitin e kaluar, pas shtatë vitesh që Melbourne, vazhdonte të kryesonte listën.
Sidnej, Osaka dhe Kalgari bëjnë pjesë në top listën e pesë vendeve të para, me indeksin vjetor të jetueshmërisë globale, të 140 qyteteve në të gjithë botën, të studiuara nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (Economist Intelligence Unit).
Edhe pse në top 10 dominuan Australia, Kanada-ja dhe Japonia, Europa performoi mirë në përgjithësi. Tetë nga 20 qytetet më të mira, në listë, janë në Europën Veriore, duke përshirë këtu, Kopenhagen-in, Zyrih-un, Frankfurt-in dhe Gjenevën. Helsinki, Amsterdami dhe Hamburg-u, kanë qenë në 20 vendet e para, ndërsa Berlini dhe Luksemburgu hynë përkatësisht në vendin e 21-të dhe 23-të.
Përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Honolulu ishte qyteti i parë, i renditur më mirë në listë, saktësisht në vendin e 22-të, dhe më pas janë renditur Atlanta, Pittsburgh, Seattle dhe Washington, në 40 vendet e para në listë, duke u pasuar nga Chicago, i cili u vlerësua me vendin e 41-të.
Londra dhe Nju Jorku u renditën përkatësisht në vendin e 48-të dhe 58-të. Të dy u vlerësuan shumë për kulturën, por janë renditur kaq poshtë në listë, për shkak të rezultateve të tyre jopozitive në infrastrukturë dhe stabilitet, si dhe për shkak të rrezikut të lartë të krimit dhe terrorizmit. Vlerësimi i stabilitetit të Parisit, gjithashtu pati një impakt pozitiv falë protestave antiqeveritare, edhe pse ka renë me gjashtë vende nga renditja e vitit të kaluar, duke zënë kështu vendin e 26-të. Singapori është renditur këtë vit në vendin e 40-të ndërsa Dubai në atë të 70-tin.
Lista është hartuar para trazirave të fundit politike. Kajro dhe Nju Delhi ishin degraduar për shkak të çështjeve mjedisore të tilla si cilësia e dobët e ajrit dhe furnizimi jo i duhur i ujit. Damasku, në Siri, është gjykuar si qyteti më pak i jetueshëm në botë, i ndjekur nga Lagos, Nigeria dhe Dhaka, në Bangladesh. Kryeqyteti Venezuelës, Caracas u vlerësua si qyteti i dhjetë më pak i banueshëm.
Më poshtë ju paraqesim listën e vendeve më të banueshme në botë dhe ato më pak të banueshme për vitin 2019.
Vendet më të banueshme janë:
- Vjenë, Austri
- Melburn, Australi
- Sidnei, Australi
- Osaka, Japoni
- Calgary, Kanada
- Vankuver, Kanada
- Toronto, Kanada
- Tokio, Japoni
- Kopenhagë, Danimarkë
- Adelaide, Australi
Vendet më pak të jetueshme në botë janë:
- Damask, Siri
- Lagos, Nigeri
- Dhaka, Bangladesh
- Tripoli, Libi
- Karaçi, Pakistan
- Port Moresby, Papua Guinea e Re
- Harare, Zimbabve
- Douala, Kamerun
- Algjeria, Algjeria
- Caracas, Venezuela
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.